..::[ Forumi Rrugaa-Islame]::..
April 20, 2024, 09:29:55 am
Welcome, Guest. Please login or register.

Login with username, password and session length
News: Selamun Alejkum,
Argetim tė kėndshem.. shpresoj se do t'ju pelqej me Respect staffi wWW.Rrugaa-Islame.Tk
 
  Home Help Search Arcade Gallery Links Staff List Login Register  

Bajrami i madh

Pages: [1]
  Print  
Author Topic: Bajrami i madh  (Read 11095 times)
rrugaa-islame
Administrator
Jr. Member
*****
Posts: 92


View Profile WWW
« on: April 06, 2009, 05:23:38 am »

Bajrami i madh

Falėnderimet i takojnė Zotit, i cili i caktoi vitit dymbėdhjetė muaj. Madhėrimi i takon atij qė nga nata nxjerr ditėn dhe nga dita natėn. Nė jetėn e kėsaj bote besimtari pėrjeton dhe pret afate tė vogla gjatė tėrė kohės. Deri nė afatin e tij mė tė madh-exhelin. Kjo ndjenjė na mėson qė ta shfrytėzojmė kohėn e shkurtėr qė kemi nė dispozicion. Perėndia nė suren e njėqind e trembėdhjetė tė Kuranit Fisnik betohėt nė kohėn dhe na sqaron se cilėt njerėz nuk janė nė humbje me kalimin e saj, duke na thėnė:

"Pasha Kohėn. Nė tė vėrtetė njeriu ėshtė nė humbje. Pėrveē atyre qė besojnė dhe vepra tė mira bėjnė dhe ata tė cilėt njėri-tjetrin kėshillojnė pėr tė vėrtetėn dhe durimin."

Mosshfrytėzimi i kohės pėr punė tė mira dhe jetė nėn hije tė besimit, bėn qė pėrcjelljet tona tė afateve tė na duken tė zymta, por njeriu ėshtė i obliguar qė sipas mundėsive tė shfrytėzojė ēdo moment tė tijin pėr punė tė mira dhe vepra tė hajrit. Perėndia nuk ngarkon askend pėrtej mundėsive tė veta.

Pėrveē asaj se nė fenė islame ka kohė tė dalluara kur shumėfishohet shpėrblimi pėr punėt e mira, si muaji i ramazanit, ashtu ka edhe festa tė myslimanėve qė ata duhet kremtuar nė mėnyrė tė denjė dhe tė ligjshme. Festa javore ėshtė Xhumaja-dita e premte, kurse dy festat e vetme vjetore janė dy Bajramet, ai i Ramazanit nė fillim tė muajit Shevval dhe ai i Kurbanit, dy muaj mė vonė.

Dita kur gėzimi ėshtė i papėrshkrueshėm, dita e vetme qė asnjėherė nuk do ta kishe kaluar larg vendit, larg vatanit, ėshtė Bajrami. Festa e myslimanėve nė mbarim tė muajit tė agjėrimit. Gėzim pėr agjėruesit dhe gjithsesi njė ditė e veēantė.

Ashtu me pėrfundimin e muajit tė bekuar Ramazan, myslimanėt kudo nė botė festojnė njėrėn prej festave tė tyre mė tė mėdha, Fitr Bajramin. Kjo ėshtė pra njėra prej dy festave vjetore, dita e gėzimit dhe dhuratave, dita qė shėnon pėrfundimin e agjėrimit. Ndėr ne shqiptarėt kjo festė ėshtė emėrtuar si bajrami i madh. Ky emėrtim qėndron edhe krahas argumenteve fetare se bajrami tjetėr, kurbani bajrami, ėshtė njė ditė mė e vlefshme. Shpjegimi ėshtė nė ate, e Zoti e din mė mirė, se flijimi i njė gjėje, i cili ėshtė shkaku i kurban bajramit, i njohur si bajrami i vogėl, ėshtė diēka qė vetėm njė grup i caktuar i njerėzve mund ta ofrojnė, gjegjėsisht i plotėsojnė kushtet materiale tė nevojshme pėr kėtė adhurim. Kurse agjėrimi ėshtė adhurim mė i pėrhapur kur dijmė se muajin e ramazanit e agjėrojnė tė gjithė besimtarėt e moshės madhore. Dallimi pra qėndron vetėm nė adhurimet e kryera kurse festimi i kėtyre ditėve ėshtė i njėjtė pėr krejt.

Kur ėshtė bajram?

Dita e bajramit fillon me plotėsimin e muajit tė ramazanit, kjo ditė ėshtė dita e parė nė tė cilėn shfaqet hėna e re e muajit Sheval, muajit hėnor qė vjen pas muajit tė Ramazanit.

Dallimet dhe konvergjencat pėr ate se kur ėshtė saktė kjo ditė hasen shpesh ndėr njerėzit tanė dhe sidomos tek ata nė diasporė. Pėrpos arsyeve tjera tė shumta kėto dallime kryesisht shkaktohen nga lėnia e mėnyrės tradicionale pėr llogaritje tė ditės, observimit. Vlen tė cekim se njė mysliman duhet tė bėjė festė bashkė me shumicėn e popullatės, e jo tė ketė opinion apo llogaritje individuale pėr kėte. Pra nė raste ndryshimi nė caktim tė ditės sė bajramit, njė mysliman duhet tė festojė nė tė njėjtėn ditė dhe sė bashku me myslimanėt qė gjinden nė vendndodhjen e tij. Ky ėshtė edhe opinioni i njėrit nga dijetarėt mė tė mėdhenj tė kėsaj kohe, dijetarit shqiptar, Nasirudin Albani, Zoti e mėshiroftė, i cili argumenton kėtė opinion me traditėn e pėrcjellur nga Ebu Hurejre, Zoti qoftė i kėnaqur me te, i cili transmeton se Pejgamberi, paqja e Zotit qoftė mbi te, ka thėnė: ”Agjėro kur ata agjėrojnė, pėrfundoje agjėrimin kur ata ta mbarojnė tė tyrin dhe bėj kurban kur ata tė bėjnė kurban”.

Albani, i lindur nė Shkodėr mė 1914, pėrcjell nga dijetarė tė ndryshėm se kuptimi i kėsaj tradite: “...ėshtė pėr tė agjėruar dhe pėr ta pėrfunduar agjėrimin bashkė me xhematin dhe maxhorancėn e njerėzve”. Dhe shton se kjo gjė “...ėshtė nė pėrputhshmėri me natyrshmėrinė dhe tolerancėn e ligjit islam, nė tė cilin njėri nga qėllimet ėshtė bashkimi i njerėzve sė bashku, duke i unifikuar rradhėt e tyre dhe duke u larguar nga tė gjithė ata qė ndahen nga bashkimi i tyre i pėrgjithshėm – me opinione tė tyre idividuale.”

Pregaditja pėr kėtė ditė

Punėt fetare qė duhet njė mysliman ti kryeje para ardhjes sė ditės sė bajramit ėshtė shtimi i adhurimit nė ditėt e fundit tė muajit tė bekuar si dhe kryerja e obligimit tė dhėnies sė lėmoshės sė sadakatul-fitrit, para kryerjes sė lutjes sė ditės sė bajramit. Pėrveē kėtyre ka disa gjėra tradicionale qė pėrputhen me frymėn e argumenteve fetare dhe principit tė bujarisė dhe tė solidarizimit me tė tjerėt. Kėto gjėra tė kryera tradicionalisht edhe ndėr ne janė sigurimi i njė veshmbathjeje tė mirė e posaēėrisht pėr fėmijėt, tė cilėve bajrami u kujton mu ate qė duhet krejt ta kujtojmė e ajo ėshtė gėzimi. Njė tjetėr gjė ėshtė sigurimi i dhuratave pėr fėmijė enkas pėr kėtė ditė. Po i shtuam kėtyre pregaditjeve edhe harxhimet qė zakonisht bėhen pėr njė drekė speciale nė atė ditė, drekė ku mblidhen gjithė antarėt e njė familje, atėherė preferohet njė gjė qė edhe ishte praktikė e kahershme nė kėto treva e ajo ėshtė qė ēdo punėdhėnės mysliman tė ketė parasysh nevojat e pregaditjes pėr kėtė ditė dhe sipas kėsaj tė mundohet qė tė jetė i pėrpiktė nė sigurim tė rrogave dhe pagesave para ardhjes sė kėsaj dite.

Ēka duhet bėrė nė kėtė ditė?


Manifestimi qendror fetar i kėsaj dite ėshtė falja e namazit tė Bajramit. Koha e kryerjes sė kėsaj lutje fillon me ngritjen e diellit nga horizonti sa njė shtizė, derisa tė afrohet nė zenit. Kjo kohė fillon me kalimin e tre ēerekė tė njė ore, pas lindjes sė diellit. Namazi i Bajramit i ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera pėr nga mėnyra e faljes, ashtu qė gati ēdo kund praktikohet qė para kryerjes sė tij edhe njė herė tė pėrkujtohen njerėzit pėr mėnyrėn e kryerjes sė kėsaj lutjeje tė rrallė.

Kjo falje ėshtė obligim pėr secilin mysliman. Ėshtė prej simboleve tė simboleve tė dukshme tė Fesė, bile njerėzit nė kėtė ditė tubohen mė shumė sesa nė ditėn e xhumasė.

Ky namaz pa ezan, autentikisht duhet kryer nė vendin e quajtur musal-la, e ashtu emėrtohet hapėsira e veēantė nė lagjen, fshatin apo qytetin ku kryhet namazi i Bajramit. Vetė i Dėrguari i Perėndisė nuk ėshtė falur nė xhaminė e vet, por ka dalė nė vend tė gjerė dhe tė posaēėm dhe aty ka bėrė faljen e namazit tė Bajramit. Kėtė e kanė bėrė edhe udhėheqėsit e myslimanėve pas tij.

Para kryerjes sė kėtij namazi preferohen disa punė qė duhet bėrė e qė janė si vijon:

- Larja e trupit.

- Veshja dhe tė stolisurit me rrobe tė bukura.

- Ngrėnia e ndonjė peme apo gjėsendi tė ėmbėl para daljes pėr tė falur namazin e Bajramit. Kjo ėshtė pėr tė dalluar mėngjesin e kėsaj dite me ditėt e kaluara tė agjėrimit.

- Shkuarja herėt nė vendin e kryerjes sė lutjes. Sepse njė musliman nuk duhet lėnė as kryerjen e lutjes sė mėngjesit nė xhami dhe bashkė me tjerė. Lutje kjo e cila ėshtė obligim si nė ditė tė tjera e qė duhet kryer mė herėt se koha e faljes sė bajramit.

- Sipas mundėsisė shkuarja deri aty kėmbas. Pra, nėse vendi i caktuar pėr falje tė kėtij namazi ėshtė nė njė distancė tė caktuar dhe kur kjo ecje nuk ndikon pėr mundim apo vonim tė besimtarit.

- Ndėrrimi i rrugės nė shkuarje dhe kthyerje nga vendi i faljes. Urtėsia e kėsaj praktike ėshtė qė muslimani tė takohet dhe pėrshėndetet me sa ma shumė njerėz nė kėtė ditė.

Pėrveē kėtyre gjėrave besimtari duhet qė nė ditėn e bajramit sa mė shumė tė bėjė nga veprat e mira si; madhėrimi i Zotit, duke lavdėruar dhe madhėruar Ate me tekbire dhe pėrmendje tė emrit tė Tij, ndarja e lėmoshės pėr tė varfėrit, tė ngratėt dhe bonjakėt si dhe tė bėjė atė ditė sa mė shumė vizita tė afėrmve dhe farefisit. Gjithsesi njė mysliman i vetėdijshėm pėr vlerėn dhe rėndėsinė e kėtyre punėve e sidomos tė vizitės sė farefisit nuk guxon qė tė kufizojė kėto vizita vetėm nė kėtė ditė por ato duhet bėrė edhe gjatė vitit.

Mbetet tė themi se kjo ditė e madhe pėr myslimanin duhet tė kalojė nė gėzim dhe ndarje tė kėtij gėzimi me tė tjerėt. Myslimani gėzohet nė kėtė ditė duke shpresuar nė pranim tė lutjeve dhe tė veprave tė mira tė kryera gjatė muajit tė ramazanit si dhe ngase shpreson shpėrblim dhe falje nga Zoti i madhėrishėm.

Nė kėtė festė gėzimi dhe dhuratash ėshtė mirė tė mblidhemi nė familje pėr ushqim, tė gėzojmė fėmijėt dhe gjithė tė dashurit tanė me dhurata, t'i vizitojmė dhe tė urojmė kėtė ditė tė madhe. Pėr atė ditė nuk duhet tė vlejė modestia, e as tė ketė privim nga ushqimet e kėndshme dhe nga zbukurimet, secili prej nesh duhet t'i shfaq gjurmėt e dhuntive tė Allahut mbi te, sepse kjo ėshtė dita e shfaqjes sė dhuntive. Atė ditė duhet pasur lojė e aheng, por fetarisht tė lejuar dhe tė pastėr.

Dhe pėr fund nuk duhet harruar se muaji i ramazanit ishte vetėm njė shtim i punėve tė mira dhe se feja ka obligimet, kushtet, kėshillat, tė cilat duhet ndjekur gjatė tėrė vitit e Allahu ėshtė Krijuesi ynė, tė cilin duhet adhuruar gjatė tėrė kohės tonė.

Dhe pėr tė mos harruar asnjėherė se bajrami mė i madh, festė e vėrtetė pėr njė besimtar qė beson nė Ditėn e Gjykimit ėshtė shpėtimi nė atė botė. Mu kjo gjė shtjellohet nė vargjet e njė “Bajramije” ate qė e shkroi Tahir ef. Boshnjaku. Autori i kėsaj poezie i cili ka jetuar kah fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX. Vargjet janė tė shkruara nė gjuhėn shqipe me alfabet arab, kurse e gjejmė tė transkriptuar nė librin “Poezia e bejtexhinjve”:

“S’asht pėr ta bajram qi bakllavėn aj pat-

Por pėr ta qi shkoj me iman droe s’pat.

S’asht pėr ta bajram qi tyrli petka vesh-

Por pėr ta qi shkon nė xhenet hul-le vesh.

S’asht pėr ta bajram qi sod ka nesėr s’ka-

Por pėr ta qi ka nė xhenet daima.

...

Pėr hajr Bajramin, Zoti i pranoftė tė gjitha veprat tona tė mira dhe na udhėzoftė nė rrugė tė drejtė.

Ramadan RAMADANI,
12.11.2004

Artikuj
__________________
"Islami ėshtė si diell, atė nuk mund ta shuash me frymė; ėshtė si dita, ti duke i mbyllur sytė ndaj saj nuk mund tė bėsh natė, ai qė i mbyll sytė vetėm pėr vetėn e tij e ka bėrė natė."
Report Spam   Logged

Share on Facebook Share on Twitter


Pages: [1]
  Print  
 
Jump to:  

Powered by EzPortal
Bookmark this site! | Upgrade This Forum
SMF For Free - Create your own Forum


Powered by SMF | SMF © 2016, Simple Machines
Privacy Policy